Dëshira për të shkuar në një klub striptistesh,e ka detyruar një baba 24-vjeçar, të mbyll foshnjën e tij nëntëmuajshe në makinë, me një temperature 25 gradë celsius. 

Kanë qenë disa kalimtarë të cilët kanë lajmëruar policinë. Ato e kanë dëgjuar foshnjën teksa qante dhe kanë thyer xhamin për ta shpëtuar atë. 

Në një deklaratë, zyra e prokurorisë në Los Angeles tha: “Foshnja është gjetur e gjallë në makinë nga punonjësit e klubit dhe, një fqinj i cili e ka shpëtuar, më pas Dargin e kanë larguar me forcë nga klubi”.

Auwin Dargin nuk e ka pranuar fajin e tij për këtë akuzë për të cilën ai mund të dënohet deri gjashtë vjet burg. Ai pritet të dalë në gjyq dhe të marrë dënimin e merituar.