Tiranë, 4 gusht 2014 – Disa shkolla dhe Universitete private e shtetërore do të mbyllen. Lajmi u bë i ditur sot gjatë aktivitetit në sallën “Iliria” tek Kinoklubi në Qytetin Studenti ku u prezantua Raporti i verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë, publike e private në vend. Në aktivitete morën pjesë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Rama i cilësoi këto institucione si ‘skema piramidale’ dhe shprehu keqardhjen për investimin e familjeve për fëmijët e tyre në këto shkolla.
“Më vjen keq për familjet që i kanë derdhur paratë në shumë skema piramidale dhe mashtruese. Se po të kishin bërë kontroll më parë në bazë të ligjit do kishin kursyer qindra milion lekë dollarë investime të prindërve”.
Rama nuk kurseu akuzat për qeverisjen e mëparshme.
“Qeveria e mëparshme blente qetësi me paratë e prindërve duke i nisur të gjithë që të paguajnë gjithcka kanë për të shkuar në universitet dhe duke i ushqyer fëmijët me iluzionin se po bëhen inxhinierë, doktorë, juristë e me radhë dhe nuk gjendej përballë kërkesën për punësim”, tha Rama, gjatë prezantimit të raportit të ligjshmërisë së universiteteve.
Sipas Ramës, akreditimi i Universiteteve të bëhet me një agjenci që do të vijë nga Britania e Madhe.
Shkollat dhe univeritetet e propozuara për t’u mbyllur
Janë gjithsej 18 universitete private dhe 9 filiale shtetërore për të cilët kërkohet pezullimi. Disa të tjerëve, kryesisht privatë, propozohet t'u hiqet liçensa apo t'u mbyllet aktiviteti deri në 1 vit.
Këto masa janë pasojë e mosrespektimit të kritereve ligjore nga ana e këtyre shkollave e universiteteve, të përcaktuara në ligj dhe nuk kanë lidhje me proçesin e akreditimit, që do të nisë në muajin dhjetor.
Propozim për mbyllje
Akademia e Arteve Shkodër
Propozim për mbyllje të filialeve
Filiali Kukës, Universiteti i Tiranës
Filiali Sarandë
Filiali Peshkopi, UAMD
Filiali Pogradec, UK
Filiali Lushnje, Universiteti Bujqësor
Filiali Gjirokastër, Universiteti Bujqësor
Akademia Pedagogjike, Tirane
Kolegji profesional i Sporteve Fier
Universitete private për heqje license
Universiteti 'Kristal'
Universiteti 'Vitrinat'
Universiteti 'Justiniani I'
Universiteti 'Albanian University', i njohur më pare më emrin, 'UFO'
Shkolla e Larte, "Nena Mbretereshe Geraldine"
Shkolla e Larte Amerikane e Tiranes
Shkolla e Larte Nderkombetare e Tiranes
"Shkolla e Larte Ilyria"
Kolegji profesional 'Argent', Shkoder
Kolegjet Profesionale, private "Medicom'
Shkolla e Larte Private e Edukimit
Universiteti 'Elite'
"Universiteti Planetar i Tiranes"
Medikadent"
"Gjon Buzuku", Shkoder
Akademia e Ndertimit, Tirane
Pezullim te aktivitetit
Akademia Profesionale e Biznesit IPAL "ISSAT"
Kolegji Profesional "Ivoclar Vivadent&Partners"
Kolegji Profesional privat "New Generation"
"Pavaresia", Vlore
"Hena e plote" Beder
"Logos"
"Justicia"
"Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi"
Instituti Kanadez i Teknologjise
"Wisdom University"
Universiteti "Aldent"
Universiteti 'Albanian University', i njohur më pare më emrin, 'UFO'
Rekomandime për plotësim kriteresh:
"Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë"
Akademia e studimeve të aplikuara "Reald"
IPAL "Shkolla e Lartë Nehmia"
SHLP "Tirana Business University"
SHLUJ "Marubi"
SHLUJ Universiteti "Marin Barleti"
SHLUJ "Universiteti i Nju Jorkut, Tiranë"
SHPAL "Universiteti Metropolitan Tirana"
Universiteti "Epoka"
Universiteti "Polis"
Universiteti Europian i Tiranës
Universiteti katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





