Gjykata e Apelit në Durrës ka rrëzuar kërkesën e shoqërisë civile, duke theksuar se nuk ka pasur vepër penale nga kryebashkiaku Dako në lidhje me ndërtimin e “Velierës”.
Më herët, edhe gjykata e shkallës së parë kishte dalë në këtë përfundim, por shoqëria civile e kishte ankimuar në Apel.
Më herët, Prokuroria e Durrësit kishte mbyllur hetimet për çështjen “Veliera” dhe i kërkoi gjykatës të pushojë çështjen. Burime nga prokuroria thanë se nuk është konstatuar shkelje.
“Nuk ka vepër penale dhe prandaj mbyllëm hetimet. Gjatë hetimeve intensive, nuk konstatuam të kishte vepër penale nga kryebashkiaku Dako”, thanë burimet për “DurrësLajm”.





