TIRANË, 16 mars 2013 – Nga 12 Dhoma të Tregtisë dhe Industrisë (DHTI) në nivel qarqesh, 6 janë mbyllur, kryetari i DHTI-së së Tiranës Nikolin Jaka e bëri publik këtë fakt të bujshëm në një takim me Kryeministrin Sali Berisha më 15 mars 2013.

Kreu i biznesit kryeqytetas vuri në dukje se në vitin 2008 u hoq anëtarësia e detyrueshme.

Sipas Jakës ky veprim pati pasoja: “Sot përballemi me mbylljen e 6 dhomave nga 12 qe ekzistojnë” dhe se “kjo nuk i shërben as dialogut, nuk i shërben askujt”.

Kreu i Qeverisë nuk e mbështeti rishikimin e ligjit: “Nuk mund të jem dakord që ne ta bëjmë të detyrueshëm dhe me tarifë të caktuar regjistrimin e biznesit nga Dhoma”.

Berisha premtoi që të shqyrtoheshin se “çfarë shërbimesh, kundrejt po atyre detyrimeve që ka biznesi kur i merr ato nga administrata, të mund t’i marrë nga Dhoma e Tregtisë”.

/th.m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/