Të gjitha bastet sportive do të mbyllen nga 1 janari i vitit 2019.

Sipas ligjit, duke nisur nga 31 dhjetori do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike. Ndryshimi i sotëm përfshin dhe bastet sportive, si dhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajtur në pistë me kuaj, qenë apo me çdo lloj skllavi të faunës shqiptare”.

Mbyllja e basteve sportive është edhe risia në ligjin për lojërat e fatit, të amenduar nga qeveria. Ndërsa kazinotë elektronike, ashtu siç parashikon ligji aktual, do të zhvendosen në hotelet me 5 yje.

“Ashtu siç është përcaktuar në ligjin ekzistues nuk do të ngrihet më asnjë qepen i kazinove elektronike në asnjë zonë të banuar në 28 mijë km katror tokë të Republikës së Shqipërisë”.

 

Me këtë ndryshim, ekzekutivi synon t’i japë fund këtij aktiviteti, 5 vjet pas operacionit “Fundi i Marrëzisë”, i cili jo vetëm nuk e goditi fenomenin, por rezultoi me shtimin e pikave të basteve sportive.