Përmirësimi i situatës epidemiologjike në vend ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të vendosë mbylljen e pavijoneve covid në spitalet Rajonale.
Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në spitalin e Elbasanit, ku ishte e shoqëruar nga Taulant Balla.
Sipas Manasterliut prej 2 javësh situata në vend është e qendrueshme, ndërsa sfidë tashmë mbetet shërbimi shëndetësor postcovid për pacientët të cilët shfaqin patologji të ndryshme.
Ndërsa rastet që do të kenë nevojë për hospitalizim nga rrethet , sipas ministers do të dërgohen në spitalin covid 1 në kryeqytet.
“Ulja e rasteve positive me covid sipas Manasterliut do të sjellë lehtësim të masave kufizuese, që do të komunikohen nga Komiteti Teknik I Ekspertëve”– tha ministrja e Shëndetësisë.





