Rei Manaj gabon nga pika e bardhë e penalltisë, duke humbur shansin e artë për kuqezinjtë.

Penalltia e Manajt pritet nga portieri Petrovic.

Kështu, mbyllet pjesa e parë 0-0!

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Kjo është një ndeshje rëndësishme në aspektin sportiv, por padyshim edhe në aspektin emocional të asaj që përmbledh sfida në fjalë duke kujtuar historinë por edhe atë që ndodhi në Beograd 11 vite më parë.