Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kuvajt ka njoftuar mbylljen e saj “deri në njoftim të mëtejshëm”, për shkak të “tensioneve të vazhdueshme rajonale”.
Lajmi u bë publik përmes një postimi në rrjetin social X, ku theksohet se janë anuluar të gjitha takimet konsullore, si ato të rregullta ashtu edhe ato emergjente.
Në njoftim thuhet se situata e sigurisë në rajon mbetet e paqëndrueshme. Amerikanët që ndodhen në disa vende të Lindjes së Mesme, përfshirë Kuvajtin, janë këshilluar të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.
Zhvillimet vijnë në një moment të tensionuar, pasi gjatë natës u raportua se Riad u sulmua nga dy dronë.





