Koronavirusi prek bibliotekën e Durrësit.
“DurrësLajm” mëson se një punonjëse e bibliotekës ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Për pasojë, biblioteka është mbyllur këtë të hënë për të penguar përhapjen e virusit ndërsa pjesa tjetër e stafit është karantinuar në shtëpi.
Mësohet se u është bërë tamponi disa punonjësve dhe deri sa të dalin përgjigjet e tyre biblioteka do të qëndrojë e mbyllur.





