Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar se brenda këtij muaji do të mbyllet burgu i Zaharisë në Krujë, ku vuajnë dënimin të burgosurit që kanë probleme të shëndetit mendor.

Manja tha se të dënuarit do të transferohen në bllokun 4-5 të burgut të Shënkollit.

Brenda muajit mbyllet burgu i Zaharisë, të dënuarit transferohen në burgun e Shënkollit. Të dënuarit e Zaharisë do akomodohen në bllokun 4-5 të burgut të Shënkollit”, tha Manja.

Shkaku kryesor për mbylljen e burgut mendohet të ketë qenë gjendja e amortizuar e ambienteve.