Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës ka organizuar Festivalin e XXII Ndërkombëtar të Valleve dhe Lojërave Popullore për Fëmijë.
I zhvilluar nga data 2 korrik, për t’u finalizuar mbrëmjen e së enjtes përpara sheshit tek teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës, festivali mblodhi bashkë fëmijë të trevave të ndryshme, që kaluan ditë të bukura dhe të ngjeshura në qytetin bregdetar.
Drejtuesi i këtij festivali, Arian Plaku, thotë për “DurrësLajm” se morën pjesë 350 fëmijë festivalistë nga jashtë Shqipërisë dhë 130 nga brenda Shqipërisë.
Ky ishte edicioni i 22-të i Festivalit “Luajmë dhe Vallëzojmë” Play games & Dance.
Shtetet pjesëmarrëse:
Ukraina, Rumania, Bullgaria, Maqedonia, Bosnjë Hercegovina, Mali i Zi, Greqia, Kosova (Prishtina, Peja, Kishnica, Viti); Durrësi, Shijaku, Kavaja, Tirana, Lushnja, Gramshi, Kruja, Vlora, Albanopolis, Kurbini.
ÇMIMI I PARË
Kupën e festivalit e ngriti grupi nga Ukraina.
Çmimi për vallen më të mirë:
Vendi i parë: Bosnja Hercegovina
Vendet e dyta: Prishtina, Kishnica
Vendet e treta: Bullgaria, Maqedonia, Mali i zi.
Best Folk: Rumania
Best performance: Peja, Kurbini
Atmosfera e festivalit: Viti/ Kosovë
Best Folk: Lushnja
Lojë popullore 6 çmime:
Vendi i parë: Prishtina
Vendet e dyta: Kruja, Gramshi
Vendet e treta: Albanopolis, Vlora, Shijaku
Best Koreografi: Ukraina/ Kiev
Ansambli, Vitaminchki
Albanopolis/ Fushë-Krujë