Klasa e 9-të në shkollën e Këlcyrës, është mbyllur pasi disa nxënës janë prekur nga Covid-19.

Bëhet me dije se katër nga 21 nxënës të kësaj klase rezultuan pozitivë në testet e shpejta të kryera mesditën e sotme.

Kjo masë ekstreme bëhet me qëllim që të këputet zinxhiri i transmetimit për nxënësit e tjerë dhe rrjedhimisht klasa do të qëndrojë e mbyllur për 14 ditë.