Më tepër se 100 emigrantë nuk kanë mundur të kalojnë në Greqi këtë të premte, pasi kuota është plotësuar pak orë pas hapjes së kufirit.

Emigrantët që u bllokuan ditën e enjte në Kapshticë kanë kaluar të gjithë, ndërsa ata që erdhën gjatë mëngjesit e gjetën kuotën të plotësuar.

Një pjesë e emigrantëve janë kthyer pas nga policia kufitare, për shkak të mungesës së testit Covid, por edhe formularit PFL, për të cilën shumë qytetarë thonë se nuk kanë qenë në dijeni.

Emigrantët e bllokuar në tokën neutrale janë në pritje të një zgjidhjeje nga autoritetet e kufirit.