Koronavirusi ka deportuar edhe në maternitetin e Lushnjes. Mësohet se një prej mjekeve gjinekologe ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Si rezultat i hetimit epidemiologjik, u janë marrë tamponët të gjithë stafit dhe në varësi të përgjigjeve do të merret vendimi se ku do të hapet materniteti “Ihsan Çabej”.
Ndërkohë, vizitat do të bëhen në ambulancën e qendrave shëndetësore të lagjeve.





