Kryebashkiaku Erion Veliaj, i arrestuar prej 10 shkurtit të këtij viti nga SPAK dhe me masë sigurie arrest në burg nga GJKKO, nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës pasditen e sotme, ku do të vendoset nëse do të shkarkohet apo jo nga detyra.
Ky ka qenë edhe vendimi i marrë sot Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale në institucion, nga këshilltarët e pranishëm. Me votat e shumicës socialiste dhe disa këshilltarëve të tjerë, u rrëzua kërkesa e Veliajt për të qenë i pranishëm gjatë mbledhjes, kurse Opozita kërkoi që kryebashkiakut t’i respektohej e drejta kushtetuese për të folur para shkarkimit, sipas procedurës.





