Është mbyllur me sukses turneu i shahut që u mbajt për 4 ditë në qytetin e Durrësit. Simultania e fundit u zhvillua ditën e djeshme në shkollën jopublike “Mihal Ekonomi”.
Mjeshtëri ndërkombëtar i shahut, njëkohësisht dhe drejtuesi i turneut Lorenc Rama, u shpreh se qëllimi i këtij aktiviteti ishte motivimi i të rinjëve për sportin dhe që është arritur me sukses.
“Ktu ishte dhe mbyllja e këtij aktiviteti prej kaq ditësh nëpër shkolla. Besoj që ia arritëm qëllimit, duke parë edhe pjesëmarrjen dhe ajo që ishte më e rëndësishme për të motivuar sportin te fëmijët. Për të motivuar këtë sport kaq të bukur që i ndihmon fëmijët jo vetëm për shkollë por dhe për më tej.” tha Rama.
Drejtoresha e shkollës “Mihal Ekonomi”, Dalina Beshiri përgëzoi Ramën për zhvillimin e këtij turneu, pasi loja e shahut zhvillon mendjen e fëmijëve.