Njësoj si Vllaznia, edhe Teuta ka nisur punën për rehabilitimin e fushës së stadiumit të saj “Niko Dovana”.
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi durrsak bën me dije se ka nisur proçesi i mbjelljes së barit dhe rigjenerimit të tij.
Ky proçes mund të zgjasë 20-25 ditë. Duke parë bojkotin e kampionatit, Teuta është kthyer dhe nga sistemimi i fushës për të garantuar stërvitjen e dhe zhvillimin e ndeshjeve pa probleme.
Për sa i përket ndeshjeve miqësore në viijmsi, skuadra durrsake do t’i zhvillojë në terrene të tjera.
Njoftimi i Teutës:
Në “Niko Dovana” ka filluar puna për rregullimin e fushës së futbollit. Procesi parashikon mbjelljen e barit dhe rigjinerimin e atij ekzistues. Ky proces pritet të zgjasë për rreth 20-25 ditë por në varësi të kushteve të motit ky afat mund të ndryshojë. Gjatë kësaj periudhe të gjitha aktivitetet zyrtare të planifikuara në fushën e futbollit të stadiumit “Niko Dovana” nuk do të zhvillohen por do të gjenden mundësi alternative.





