Emiriana Sako, kryetarja e bashkisë dhe njëherësh kandidate e PS-së ka fituar me rezultat të thellë zgjedhjet në garën për kryebashkiak të Durrësit.

Sapo ka përfunduar procesi i numërimit në të gjitha kutitë e votimit në 4 KZAZ-të e bashkisë Durrës, ku kryeson Sako me mbi 58 % të votave.

Emiriana Sako ka arritur të sigurojë 39,157 vota, e ndjekur nga Ardian Muka me 20,831 vota. I treti në listë renditet Luan Hoti, i cili ka mbledhur 7,937 vota.

Nga numërimi i votave të hedhura në 337 qendra votimi, 1,591 prej tyre kanë rezultuar të pavlefshme.

Renditja me përqindje

Partia Socialiste Emiriana Sako – 58.5%

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” Ardian Muka – 29.7%

Partia Demokratike Luan Hoti – 11.9 %