Mbyllet procesi i numërimit në Durrës, Sukth dhe Shijak.

Në përfundim rezultati ishte si më poshtë:

Vota totale në Durrës – 2058

Pro shkarkimit – 2031
Kundër shkarkimit – 17
Te pavlefshme -10

Ishte Loritan Prifti, kryetari i Komisionit të Votimit, që deklaroi rezultatin përfundimtar pas procesit të numërimit, ndërkohë që të pranishmit pritën me duartrokitje vendimin e anëtarësisë për shkarkimin e Lulzim Bashës me parimin “Një anëtar, një votë”.

Në tatal dega e Durrësit ka 2700 anëtarë, pra 75% e anëtarësisë votoi për shkarkimin e kryetarit, ashtu siç kishte bërë një javë më parë edhe Kuvendi Kombëtar i thirur nga lideri historik Sali Berisha.

Ndërkohë Berisha ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 20.00, nga selia e PD-së.