Sapo ka përfunduar procesi i numërimit tek KZAZ nr.23 në Durrës.
Në këtë KZAZ, të pozicionuar tek shkolla “Marie Kaçulini” rezultati është mbyllur në favor të PS me 4122 vota diferencë.
Referuar të dhënave zyrtare, Partia Socialiste ka marrë në total në këtë KZAZ 13280 vota, ndërsa PD-ASHM ka marrë 9158 vota.
Ndërkohë numërimi i votës preferenciale do të nisë në këtë KZAZ mëngjesin e së mërkurës.
Aktualisht në 4 KZAZ të tjera, nr.21, 22, 24 dhe nr.26 vijon numërimi i votave preferenciale.





