Procesi i numërimit të votave në Durrës ka filluar në orën 05:00 të mëngjesit. Komisionerët e forcave politike kanë shfaqur shenja lodhje dhe kanë kërkuar shtyrjen e numërimit të votave për në mëngjes.
Tri forcat kryesore politike, PS, PD dhe LSI kanë bërë një pakt mes tyre mbrëmë rreth orës 23:00 që numërimi i votave të niste në orën 05:00 të mëngjesit.
Numërimi ka përfunduar në njësinë administrative Maminas, bashkia Shijak (KZAZ 25), ku kryeson PS me 1658 vota, e ndjekur nga PD me 576 vota, dhe LSI në vend të tretë me 224.
Numri i votave:
PS – 1658
PD – 576
LSI – 224
PDIU – 24
PSD – 9
Libra – 2