DURRËS, 26 qershor 2013 –Përfundon numërimi i 444  qendrave të votimit  në rang Qarku në Durrës. 

Rezultatet e deritanishme të bëra publike deri në mbyllje të procesverbaleve të fundit flasin për 79 903 vota për  "Alencën për Shqipërinë Europiane", kundrejtë 69 361 vota për "Aleancës për Punësim Mirëqenie dhe Integrim".

Nëpërmjet këtyre rezultateve koalicioni i majtë ka marrë 7 mandate, ndërsa koalicioni i djathtë 6 mandate.  

I gjithë procesi i numërimit në 7-të  KZAZ-ët e qarkut Durrës, është zhvilluar qetësisht dhe pa incidente, apo konstestime nga ana e forcave të ndryshme politike mbi rezultatin apo procesin.

E vetmja KZAZ, nga 7-të që kishte qarku i Durrësit, që ka ecur me ritme të ngadalta në procesin e numërimit të votave ka qenë ajo numër 19-të e vendosur në qytetin e Krujës, e cila ka mbaruar vetëm në orët e para të pasdites së ditës së sotme. 

/e. a. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/