Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në qarkun e Durrësit. Sipas të dhënave bëhet me dije se ky qark është ndarë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, teksa LSI nuk ka marrë asnjë mandat.
Nga rezultatet në 481 KZAZ, PS ka fituar 8 mandate dhe PD 6 mandate, ndërsa LSI nuk ka mundur dot të sigurojë mandat deputeti.
PS 76924 vota 50.26%
PD 63431 vota 41.45%
LSI 9480 vota 6.19%





