Burime nga Ministria e Mbrojtjes konfirmojnë se është mbyllur operacioni i kërkim-shpëtimit te pallati i shembur në Durrës pranë godinës së Kryqit të Kuq. 

Bëhet fjalë për pallatin 6-katësh që u fundos dy kate nën tokë ku u gjet dhe 30-vjeçarja Diena Meçja, vajza e saj 8 vjeçe dhe nëna Roza, si edhe familja Reçi.

Ndërkohë që specialistët francezë të emergjencave civile dhe efektivë të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura vijojnë operacionin e kërkim shpëtimit në Durrës, zona e njohur si “Dy gjelat”.

Në këtë vend, sipas informacioneve paraprake po kërkohet për dy trupa.