Është mbyllur pa fitues ndeshja më e rëndësishme e kampionatit gjerman të futbollit, ajo mes Dortmund dhe Bayern Mynih. Ishin 90 minuta lojë me ritëm të lartë, por në përfundim rezultati u fiksua në shifrat 1-1. Fillimisht ishin “të zotët e shtëpisë” që shënuan një gol të bukur në pjesën e parë me anë të Gitens nga krahu i majtë i sulmit verdhë e zi. Me anë të një vrapimi perfekt, sulmuesi britanik i Dortumndit arriti t’i shpëtojë mbulimit të Laimer dhe me anë të një gjuajtje perfekte, kalon në avantazh Dortumndin.
Në pjesën e dytë Bayerni ishte më kërkuese. Vlen për t’u përmendur dy raste të pastra nga Muller dhe Sane, të cilat sulmuesit e Bayernit nuk arritën t’i kthenin në gol. Vetëm në minutën e 85 Musiala barazon duke shënuar një gol të bukur me kokë, pas një asisti të siguruar nga ana e francezit Olise. Me këtë barazim Bayerni vazhdon të kryesojë Bundesligën me 30 pikë.