Mbyllet tregu i fruta-perimeve në Durrës. Mëngjesin e sotëm, tregtarët kur kanë shkuar si çdo ditë në vendin e tyre të punës, i kanë gjetur dyert e tregut të mbyllura, pa asnjë lajmërim.

Të gjendur në këtë situatë, tregtarët në Durrës janë ngritur në protestë për të kërkuar arsyet e mbylljes e mbi të gjitha pa asnjë lajmërim nga ana e drejtuesit apo një njoftim në media! Rreth 300 tregtarë të licensuar ushtrojnë aktivitetin aty.

“DurrësLajm” mëson nga burime zyrtare nga bashkia e Durrësit, se ky treg do të spostohet në 3 vende të tjera, të cilat tashmë janë krijuar për tregtimin e frutave dhe perimeve.

Tre tregjet e reja do të funksionojnë pranë këtyre vendeve:

  1. Muzeu i Dëshmoreve
  2. Shkolla “Leonik Tomeo”
  3. Shkolla “Jan Kukuzeli”

Te tre vendet funksiononin si parkingje, por po punohet me largimin e mjeteve dhe vendosjen e banakëve. Aktualisht, vetëm tregu i ri te shkolla shkolla “Leonik Tomeo” është gati, teksa vazhdon puna për përfundimin e dy të tjerëve.

Ky vendim merret në kuadër të masave kufizuese të ndërmarra nga organet kompetente për parandalimin e përhapjes së COVID-19, që të bëhet dhe shpërndarja e banorëve të Durrësit e të mos dynden të gjithë tek i njëjti vend.