Parku Kombëtar i Syrit të Kaltër është mbyllur përkohësisht për shkaqe sigurie, pas rrëshqitjeve të gurëve ditën e djeshme.
Një ditë më parë dy turistë të huaj u plagosën për shkak të një shkëmbi që u shkëput te Syri i Kaltër. Të plagosur mbetën një 23-vjeçar nga Izraeli i identifikuar si Almog Atia dhe një i ri tjetër nga Greqia, Stilianis Bebis.
23-vjeçari nga Izraeli është dërguar drejt Spitalit të Traumës, ndërsa Bebis është dërguar me urgjencë për mjekim në Greqi.





