Luhet në Shtutgart, ndeshja e pare e madhe e Europianit, e cilësuar si një finale e parakohëshme mes Gjermanisë organizatore dhe Spanjës, një prej skuadrës perfekte deri në këto momente në këtë Euro 2024.

Që në minutën e 8-të Spëanja humbet një nga yjet e ekipit, Pedri lë fushën e lojës i dëmtuar!

Ndërkohë në minutën e 13-të Rudiger për një ndërhyrje të gabuar, merr karton të verdhë që do të thotë se nuk do të luaj në gjysmëfinale nëse kualifikohen. Po ashtu për karton tjetër të verdhë do të humbasë finale edhe Le Normand, mbrotjësi spanjoll.

Gjermania ka zhvilluar një pjesë të pare shumë të mire , duke vendosur jo pak nbë presion spanjollët që nga ana e tyte janë përpjekur të vën në vështirësi Neuer por aksionet e tyre kanë qenë të pasuksesshme, duke mbyllur kështu 45 minutat e para në barazim pa gola.