Mbyllen qendrat e votimit në Durrës, përfundon procesi zgjedhor.

Siç shihet nga pamjet filmike që sjell operatori i “DurrësLajm”, komisionet e qendrave të votimit kanë mbylur dyert dhe tani po bëhen gati për dorëzimin e kutive të votimit dhe materiale zgjedhore pranë KZAZ-ve përkatëse.

Në qarkun e Durrësit ka gjithsej 6 KZAZ, nga të cilat 4 janë në bashkinë Durrës, 1 në Krujë dhe një në Shijak.

KZAZ-ja me numrin më të madhe të kutive të votimit është ajo me nr.21, e pozicionuar te Pallati i Sportit. Aty do të dorëzohen 109 kuti të njësive administrative të bashkisë Durrës dhe më pas pritet të nisë procesi i numërimit, nga i cili do të përcaktohet edhe subjekti politik apo koalicioni fitues i këtyre zgjedhjeve.