Në orën 19:00 është mbyllur qendra e votimit në universitetin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Gjithashtu, votimi po mbyllet edhe në qendrat e tjera të qytetit dhe më pas pritet dërgimi i tyre në 4 KZAZ për numërim.

Kutitë e votimit do të shoqërohen nga policia dhe komisionerët.

Vlenë të përmendet që Durrësi ka patur përqindjen më të ulët të votuesve gjatë ditës së sotme, në krahasim me 5 bashkitë e tjera.

Ndërkohë, procesi i numërimit pritet të filloj pas mesnatës.