Mbyllet protesta e opozitës në Durrës, rinis qarkullimi. Pas një ore bllokimi të autostradës Durrës-Kavajë është mbyllur protesta e opozitës.

Automjetet e bllokuara në trafik nga të dyja anët e autostradës kanë nisur të lëvizin, nderkohe qe vargu i mjeteve shkon ne disa km.

Vlen të theksohet se protesta ka qenë mjaft e qetë dhe pa tensione. 

Në Durrës ndodhej edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.