Mbyllet protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë. Qytetarët kanë protestuar në mënyrë paqësore duke paralajmëruar një tjetër në sheshin para kryeministrisë.

Ata paralajmëruan se protesta do të vijojë çdo ditë në orën 17:00 në Tiranë, dhe çdo të shtunë do të zhvillohet marshim.

Ndërkohë që ditën e martë është bërë thirrje që të zhvillohet një protestë studentore.

Protesta e sotme që ishte në ditën e pestë të saj, është zhvilluar në mënyrë paqësore.