Mbyllet në mënyrë paqësore protesta e banorëve të Jugut në kryqëzimin e Çermës në Lushnjë.

Në këtë kryqëzim, ashtu si në tre kryqëzime të tjera të akseve kryesore të vendit: Milot, Vorë e Bradashesh, dhjetëra qytetarë dolën të protestojnë kundër tarifës në Rrugën e Kombit.

Pas dy orësh proteste dhe bllokimit të rrugës, protestuesit kanë nisur të shpërndahen.

Qytetarët durrsakë dhe përfaqësues nga PD-ja e qytetit bregdetar zgjodhën pikën e Çermës për t’iu bashkuar revoltës popullore.