Mbyllet protesta për Lear Kurtin. Për më shumë se një orë, qytetarët protestuan për herë të dytë për të riun që vdiq në duart e efektivëve të Policisë së Shtetit. Të pranishmit në protesatë kanë bërë me dije se do të rikthehen sërish nesër në shesh.
Orën e protestës së radhës, qytetarët janë shprehur se do ta bëjnë me dije në rrjetet sociale.
“Mbyllet protesta për Lear Kurtin, do rikthehemi nesër, orën do ta bëjmë me dije në rrjetet sociale, ju faleminderit që ishit të pranishëm,”- tha njëri prej të pranishmëve.
Kjo është hera e dytë që qyetarët dalin në protestë për Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Qytetarët u mblodhën fillimisht para Ministrisë së Brendshme, ku hodhën domate e miell në drejtim të efektivëve dhe më pas u spostuan drejt Kryeministrisë.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit. Protesta mbështet edhe nga Partia Demokratike dhe Opozita.