Është mbyllur në orarin zyrtar në 19:00 procesi i votimit në Durrës.

Prej orës 07:00, qytetarët shqiptarë në gjithë vendin votuan sot për të zgjedhur Kuvendin e ri.

Procesi në Durrës vlen për t’u theksuar që ka shkuar i qetë dhe pa incidente, por me një interes të ulët votuesish.

Sipas përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime në rang vendi deri në orën 18:00 ka qenë 41.37%, ndërsa në qarkun e Durrësit ka qenë 39.09 % (LEXO KETU).

Shpërndarja e pjesëmarrjes sipas bashkive brenda qarkut Durrës është si më poshtë:

Bashkia Durrës: 37 %

Bashkia Krujë: 48.26 %

Bashkia Shijak: 38.16%