Raundi i parë i regjistrimeve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës për vitin akademik 2024-2025, është mbyllur.
Sipas njoftimit të universitetit, deri tani janë regjistruar plot 1248 studentë, një rritje prej mbi 10% krahasuar me vitin e kaluar.
Ndërkohë, UAMD bën me dije se nesër fillojnë regjistrimet për fituesit e Raundit II, ku faza e parë e regjistrimeve do të zgjasë 48 orë.
Postimi i plotë:
📊 Raundi i parë i regjistrimeve në UAMD përfundoi me rezultate mbresëlënëse! Deri tani janë regjistruar plot 1248 studentë, një rritje prej mbi 10% krahasuar me vitin e kaluar. Ky është një tregues i besimit dhe përkushtimit të vazhdueshëm ndaj cilësisë akademike që ofron universiteti ynë.
Ky vit akademik ka sjellë interes të lartë për disa nga programet më të kërkuara, për të mësuar se cilat janë ato klikoni në linkun: