Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në koferencën e përbashkët me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen.
Gajtë fjalës së tij, kryeminisri Rama bëri me dije disa prej projekteve që janë diskutuar në samitin e sotëm.
Kryeministri Rama njoftoi se studentët shqiptarë mund të studiojnë edhe nga vendi ynë në universitetet më të mira të Europës në mënyrë digjitale, ndërsa shtoi në Tiranë do ndërtohet kampusi i Kolegjit të Evropës në Bryzh.
“Këtë Samit unë e shoh si shenjë të jashtëzakonshme të një vetëdijesimi mbi të gjitha që këto ditë BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, aq sa e anasjellta. Dua ta besoj se është momenti që të gjithë njerëzve në rajon, sidomos popullit shqiptar, ti përçohet mesazhi që BE është këtu për ju.
Barometri i BE e ka theksuar se shqiptarët janë populli me pro-BE, sepse vijmë nga një ferr shumë më i vërtetë, vijmë nga ferri i vërtetë i izolimit dhe i pamundësisë për tu lidhur me Evropën. Patëm vështirësi të shumta, por kurrë nuk hoqëm dorë. Ky nuk është fundi i rrugëtimit tonë drejt BE, por është një gur themeli.
Dua tu them studentëve dhe të rinjve në vendin tonë se nga ky samit ne vijmë me një lajm të shkëlqyer që jo vetëm universitetet tona do të angazhohen në ERASMUS + por do të përshihen në aleancën e arsimit të lartë në Evropë.
Dhe nga një moment i caktuar, studentët tanë mund të studiojnë prej këtej në çdo universitet evropian në mënyrë digjitale, dhe universitetet tona të lidhin aleanca me ato evropiane.
Një tjetër çështje e korsive të gjelbra që do të jetë një mundësi e shkëlqyer dhe e re për transportin dhe tregtinë.
Po ashtu, një tjetër pikë ku kemi marrë mbështetjen e plotë të udhëheqësve është për të pasur në Shqipëri Kampusin e Kolegjit të Evropës në Bryzh. Është një universitet me reputacion shumë të lartë.
Jo më pak është marrëveshja për Roaming-un, qytetarët tanë do të kenë mundësi të kenë tarifa shumë më të ulëta.
Për ta përmbyllur me energjinë, kemi marrë përmes BE mbështetje buxhetore 85 milion euro, por në të njëjtën kohë ka një paketë tjetër për projekte. Rajoni do të jetë i gjithi i përfshirë në këtë drejtim për të ndërtuar më shumë burime energjie dhe për tu distancuar gjithmonë e më shumë nga ndikimi rus”, u shpreh Rama.