Është mbyllur seanca në Kuvend duke i dhënë rrugë ligjore buxhetit të ri. Me 75 vota pro, 24 kundër, Kuvendi miratoi buxhetin e vitit 2025 vetëm me votat e socialistëve, ndërkohë që deputetët e djathtë që ishin në sallë, votuan kundër.
Kujtojmë se buxheti i vitit 2025 u miratua në parim, në një maratonë 48 orëshe më 19 nëntor, me 75 vota pro, 40 vota kundër, ndërsa 22 deputetë të pranishëm në sallë nuk votuan.
Në seancën e sotme u rrëzuan të gjitha amendamentet e opozitës, të grupit të PD, por edhe të deputetëve që mbështesin Bashën dhe që kishin të bënin me vendosjen e minimumit jetik, rritjen e buxhetit për shëndetësinë dhe arsimin si dhe rritjen e fondit për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve dhe pronarëve.