SHBA, 06 mars 2013 – Ekskursionet turistike në Shtëpinë e Bardhë, rezidenca e presidentit të SHBA-së, do të pezullohen. Ky vendim erdhi si rezultat i reduktimeve të personelit për shkak të mungesës së fondeve, të shkaktuar nga sekuestrimi i buxhetit të SHBA-ve.
Dekretin mbi shkurtimet në buxhet presidenti i SHBA-së, Barack Obama, e nënshkroi më 1 mars. Dokumenti parashikon reduktimin e shpenzimeve me 85 miliardë dollarë.
Në vitin 2012, Shtëpia e Bardhë u vizitua nga 657 mijë njerëz. Ndërkohë që nga fillimi i vizitave publike në vitin 1954, rezidencën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kanë vizituar mbi 64 milionë turistë.