Shtëpia e Bardhë kyçi dyert pasi një burrë qëlloi veten jashtë pjesës veriore të oborrit.
E shtëna u dëgjua rreth mesditës së sotme dhe shkaktoi mjaft panik pasi stafit të Shtëpisë iu kërkua që të shtrihej barkas.
Gazetarët e politikës që ndodheshin në sallën e konferencave ishin të parët që e raportuan ngjarjen në rrjetet sociale. Pak më pas, Shërbimi Sekret tha se bëhej fjalë për një person që kishte qëlluar veten.
Presidenti amerikan Donald Trump ndodhej në Mar-a-Lago për të kaluar fundjavën bashkë me Zonjën e Parë dhe djalin e tyre Barron.
Policia bëri me dije se bëhej fjalë për një person që u vetëvra dhe se nuk kishte shqetësime për ndonjë rrezik të mëtejshëm.
Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, presidenti Trump u vu në dijeni për vetëvrasjen. Ai postoi në Twitter diçka lidhur me 'mediat e zakonshme' dhe deficitin tregtar të SHBA-ve, por nuk e përmendi vetëvrasjen.