Turqia do të jetë kundërshtari i mundshëm i Kosovës në finalen e “play off”, në rast se Dardanët ia dalin të kualifikohen ndaj Sllovakisë.

Kombëtarja turke triumfoi 1-0 ndaj Rumanisë në shtëpi, për të prerë biletën e kualifikimin.

Pas pjesës së parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, në të dytën vendasin gjetën golin e vetëm.

Në minutën e 53-të, Kadioglu shënoi golin e vetëm për Turqinë dhe atë të kualifikimit.

Në rast se Kosova ia del të kualifikohet, ndeshja finale do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.