Është mbyllur zyrtarisht paraqitja e provave nga ana e mbrojtjes në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për rastin ku ish kreret e UCK, Thaçi, Selimi, Veselin dhe Krasniqi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mbrojtja filloj me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin, për të vijuar me ish-këshilltari ligjor të delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Wlliams. ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Steëart Duncan, pasuar më 30 shtator me dëshminë e James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, më pas, ish-diplomati amerikan Christopher Hill filloi, ish-këshilltari politik i Ëesley Clark, Michael Durkee për të përfunduar me dëshminë e vetë gjeneralit Clark e cili e përfundoi më në 18 nëntor 2025.

Gjatë mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg, ndërsa e rradhës pritet të mbahet në Shkup.

Ndërkohë, akuza e ka përfunduar paraqitjen e provave më 15 prill 2025.

Datat e fundit ku do të dorëzohen edhe dosjet me konkluzione të të dy palëve janë 9 deri me 13 shkurt në Hagë, pas të cilave trupa gjykuese tërhiqet dhe merr kohë deri në 90 ditë për të shpallur vendimin.

Pas këtij rasti, ish presidentin e Kosovës Hashim Thaçi e pret edhe një tjetër akuzë, ajo e pengimit të drejtësisë.

Bashkë me të, me të njëjtën akuzë janë edhe ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, Fadil Fazliut dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.