Procesi i numërimit të kutive të votimit të 14 majit, tashmë është mbyllur zyrtarisht në të gjithë vendin.
Sipas KQZ, nga të gjitha kutitë e numëruar, vetëm 3 prej tyre kanë rezultuar të parregullta.
Përkatësisht e parregullt ka rezultuar një kuti në Dibër, një në Durrës dhe një në Kurbin.
Partia Socialiste fitoi në 53 bashki, ndërsa 7 u morën nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, dhe 1 bashki u mor nga “MEGA”.