Është mbyllur në orën 19:00 procesi i votimit në shumë qendra votimi në bashkinë Durrës. Në garë ishin kandidatja e Partisë Socialiste Emiriana Sako dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Igli Cara.
Ndërkohë, komisionerët po bëjnë gati materialet për dërgimin e kutive pas pak në 4 KZAZ-të për numërim.
Kutitë e votimit do të shoqërohen nga policia dhe komisionerët, ndërsa numërimi pritet të fillojë pas mesnate.
Sakaq, sipas përditësimit të fundit të KQZ-së pjesëmarrja e votuesve në Durrës deri në orën 18:00 është 33.01 %, ndërsa në rang vendi 36.39 %.





