Kepa ka përfunduar lëvizjen e tij nga Chelsea te Real Madrid, pasi refuzoi mundësinë për t’u bashkuar me Harry Kane në Bayern Munich.

Pas largimit të tij Chelsea do të eksplorojë tregun e transferimeve për një portier të ri.

Reprezentuesi spanjoll po kthehet në atdheun e tij pas pesë viteve të diskutueshme në Stamford Bridge.

Kepa, 28 vjeç, më i shtrenjtë në botë mbërriti te Chelsea për 71.6 milionë sterlin në vitin 2018.

Por që kur Edouard Mendy erdhi dy vjet më vonë, ish-lojtari i Athletic Bilbaos humbi vendin mes shtyllave duke ngrohur stolin ose ose luanti në ndeshjet e kupave.

Ylli, i cili në mënyrë famëkeqe REFUZOI të zëvendësohej në finalen e Kupës Carabao 2019, rifitoi vendin e tij sezonin e kaluar.

Megjithatë interesi nga Real Madrid bëri që ai të largohet nga Chelsea me huazimi për një vit. 

Reali e mori spanjollin, pasi numri 1 i tyre Thibaut Courtois pësoi një dëmtim të rëndë që e përjashtoi atë për shumicën e sezonit.