Në të gjithë pikat kufitare të Greqisë që nga mëngjesi i sotëm do të paralizohet lëvizja për shkak të grevës 24-orëshe të doganierëve grekë.

Sindikata mbarëkombëtare e punonjësve të doganave e ka shpallur grevë me qëllim sensibilizimin e qeverisë së shtetit helen ndaj kërkesave të tyre me karakter kryesisht ekonomik.

“Njoftohemi nga Policia Greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 07:00 të datës 19.10.2017 deri në orën 07:00 të datës 20.10.2017 nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit të Greqisë dhe anasjelltas.

Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.

Policia Kufitare kërkon mirkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anulojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufutar duke sjellë konfuzion”, njofton policia e Gjirokastrës.