Lojërat e fatit paguajnë mbi 30 milionë euro në vit në formë të tatimeve. Pas ndalimit të tyre, veç humbjes së 30 milionë eurove edhe 5-6 mijë punëtorë do të mbeten pa punë.
Këtë e ka deklaruar kryetari i Shoqatës së Lojërave të Fatit, Istref Veliu, në deklaratën e dhënë për mediat ditë më parë. Kjo shoqatë ka pasur një mbledhje gjatë ditës së sotme, por ende nuk kanë marrë ndonjë qëndrim se si to të veprojnë.
Ndërkohë, sipas njohësve të fushës, Kosova nga kompanitë e huaja mund të paditet për një ndërprerje pa paralajmërim.