Kryetari i Njësisë Administrative numër 6 të Bashkisë së Durrësit, Serjan Mazreku dhe pronari i hotel "Natyra" në Golem kanë shtruar një drekë me rastin e mbylljes së muajit të Ramazanit për 130 fëmijë në nevojë të zonës së ish- kënetës.

Dreka e shtruar për këta fëmijë në nevojë është një akt human, i cili jep një mesazh se ata edhe pse jetojnë në një zonë periferike nuk janë lënë në harresë por ndaj tyre tregohet kujdes, pasi jo vetëm kjo njësi, por edhe Bashkia e Durrësit e ka prioritet mbështetjen ndaj shtresave në nevojë.