Mbyllja e qeverisë amerikane, që tashmë ka hyrë në ditën e saj të 22-të, është bërë një nga më të gjatat në historinë e vendit, pasi vazhdon bllokada mes republikanëve dhe demokratëve për çështjen e subvencioneve të kujdesit shëndetësor.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe senatorëve republikanë duket se ka forcuar pozicionin e partisë në pushtet për të mos pranuar asnjë negociatë me demokratët.

Demokratët si kusht për rihapjen e qeverisë kërkojnë miratimin e ndihmës për 22 milionë amerikanë që do të përballen me rritje të çmimeve të sigurimeve shëndetësore në janar.

“Mesazhi ynë është shumë i qartë: Nuk do t’i nënshtrohemi shantazhit të tyre,” deklaroi Trump.