17 korrik 2015 – Ndjenja humane dhe solidariteti njerëzor për këdo në nevojë është edhe më i prekshëm përgjatë muajit të Ramazanit.
Dhe pikërisht në mbyllje të këtij muaji të madhnueshëm, Serjan Mazreku njëri prej përfaqësuesve zonal të komunitetit të Durrësit të ri, e njohur si zona e ish-Kënetës, njëkohësisht dhe kreu i njësisë Administrative Nr.6, ka shtruar nga ana e tij një drekë në një nga lokalet e qytetit për rreth 100 fëmijë nga familjet në nevojë të kësaj zone.
Atmosfera dhe gjithçka ishte pregatitur e tillë, për t’u dhuruar sadopak çaste gëzimi këtyre fëmijëve që me mundësitë e pakta ekonomike të famijeve të tyre, thuajse e kanë të pamundur argëtimin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/